Komuniteti i Shegasit, i vendosur në zonën kodrinore të pjesës veriore të Lushnjes, ka një popullsi prej 3000 banorësh. Kushtet e vështira të jeteses, shkalla e lartë e papunësisë dhe infrastruktura e veshtire e bëjnë jetën të vështirë në zonë. Objektivat e projektit janë:
– Të përmirësoje ushqimin dhe të ardhurat, uljen e papunësisë në komunitet dhe të mbështesë mbarështimin/zhvillimin e qëndrueshëm të dhisë në zoneë.
– Të përmirësojë racën lokale përmes shpërndarjes së dhive dhe cjepëve alpine franceze.
– Të krijojë një fabrikë të përpunimit të djathit të dhisë për komunitetin e Shegasit në ndihmë të komunitetit të tij, rritjen e vlerës së qumështit të dhive dhe të ardhurat familjare.
Ky projekt realizohet me mbështetjen e Heifer International, Heifer Francë dhe Bothar Irlandë.