Në Qendrën Trëndafilat Handicap për fëmijët me aftësi të kufizuara të zhvillimit mendor ndodhen 35 fëmijë, të moshave 5-12 vjeç, që vijnë në këtë qendër nga qyteti i Lezhës, si dhe fshatrat përreth. Nëpërmjet këtij projekti fermerë nga fshati Balldrenit do të japin cdo ditë qumësht për fëmijët e kësaj qendre. Ata do pasojnë dhuratën / qumështin për fëmijët në këtë qendër.
Projekti ka për qëllim të ndihmojë dy grupe njerëzish; fëmijët me te metae Qendrës dhe nevojat e tyre për ushqim të mirë dhe fermerët e fshatit Balldren dhe nevojat e tyre për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe rritjen e të ardhurave për familjet e tyre.
Projekti fokusohet në:
Përmirësimin e konsumit të qumështit për fëmijët me të meta, dhe
Rritjen e të ardhurave të familjeve fermere të grupit të Balldrenit nëpërmjet zhvillimit fermave të vogla të gjedhit