BZHR ka zyren e vet te perhershme ne Tirane te plotesuar me te gjitha paisjet e nevojshme.
Ne zyren ekzekutive eshte i punesuar drejtori ekzekutiv me kohe te plote, nje financier dhe specialist si dhe bashkepuntore ne 23 zona te vendit.
Ka te hapur llogari te veten ne banke dhe eshte e regjistruar ne organet tatimore (NIPT).
Prof. Ass. Dr. Fejzo Begaj
Drejtor Ekzekutiv
Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural “ (BZHR)
Zoti Fejzo Begaj është diplomuar “Shkëlqyshëm” në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare pranë Universitetit Bujqesor të Tiranës. Me vendim të Komisionit të Lartë të Kualifikimeve në Shqipëri, fiton gradën shkencore “Doktor i Shkencave” dhe merr Titullin “ Profesor i Associuar”.
Zoti Fejzo ka kryer disa kualifikime në fushën e Mjekesise Veterinare pranë Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës për Radiologji , në Fakultetet e Mjekësisë Veterinare në Pisa e Milano-Itali për Kirurgjinë Veterinare , në Fakultetin e Veterinarisë Berlin – Gjermani për sëmundjet e kafshëve të prodhimit, etj.
Është autor dhe bashëkautor në botime, studime e referime në fushën e blegtorisë dhe veterinarisë.
Z. Begaj e ka filluar karrierën profesionale në një ish Kooperativë Bujqesore në Vlorë, ku ka ushtruar detyrën e mjekut veterinar për 10 vjet. Ndersa ne Fakultetin e Mjekësisë Veterinare-Universiteti Bujqësor i Tiranës punoni si pedagog për rreth15 vjet. Në kuadër të projektit për Pyjet dhe Kullotat ( APFDP)-USAID ka kryer detyrën e specialistit te blegtorisë .
Ai ka mbajtur postin e Drejtorit Ekzekutiv të Programit te Heifer International – USA, Zyra për Shqipërinë dhe disa vite edhe në Kosovë e Maqedoni. Aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Organizatës Jo- Qeveritare BZHR ( Qendra Blegtoria dhe Zhvillimi Rural).
Profesor Gori STEFI
Manaxher i projekteve ‘Qendra Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR)
Zoti Gori Stefi ka kryer shkollën e mesme profesionale “Teknikumi Veterinar Shkodër”. Ndërsa, studimet universitare i kryen në Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës, Fakultetin e Veterinarisë, Dega Zootekni.
Ai ka marrë gradën shkencore “Kandidat i shkencave” e konvertuar me gradën “Doktor” sipas vendimit te Keshillit te Ministrave. Ka marrë titullin “Profesor i Associuar” dhe më pas titullin “Profesor”.
Gjatë jetës profesionale ka kryer një numër kualifikimesh në fushën e mbarështimit dhe të ushqyerit të kafshëve e shpendëve, ekstensionit në bujqësi dhe zhvillim të burimeve natyrore në disa universitete, si Universiti Hohenheim, Institut fur Tierhaltung und Tierzuchtung, Sttutgart Germani; Universiteti Aristotelian I Selanikut, Fakulteti I Bujqësisë, Universiteti I Helsinkit- Finlandë pranë Departmentit të Ushqyerit të Kafshëve; Instituti i Zooteknisë, Universiteti I Milanos. etj.
Është autor dhe bashkëautor në shume botime, studime e referime në fushën e blegtorisë.
Në vitet 1968 – 1970 punon si Nd/mjek veteriner në “N.B. Fieri”, Sektorët Qendër e Mbrostar. Ndërsa fillon karrierën profesionale si Krye zooteknik në Kooperativën Bujqësore Golaj Rrethi Kukës. Ka qene pedagog në Universitetin Bujqesor të Tiranës, në Katedrën e Zooteknisë, dhe ka kryer detyra të tjera si përgjegjës i Katedrës së Zookulturës, Përgjegjës i Departamentit të Prodhimit Shtazor. Mbas vitit 2000 angazhohet pranë projektit privat të pyjeve APFDP/HPI dhe mbajti postin e drejtorit të projekteve në Projektin Ndërkombëtar të mëshqerrave Programi për Shqipërinë, detyrë të cilën e ushtron edhe në vazhdim pranë Organizatës ‘Qendra Blegtoria dhe Zhvillimi Rural”.
Dr. Adelina Mehmetaj
Koordinatore Projektesh
Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural “ (BZHR)
Zonja Adelina Mehmetaj është diplomuar në Fakultetin e Agronomisë, Dega Zootekni në Universitetin Bujqesor të Tiranës. Ka gradën shkencore, “Master” dhe “Doktore e Shkencave”.
Gjatë jetës profesionale ka kryer kualifikime mbi programet e mbarështimit të Blegtorisë , hartimin e planeve kombëtare të veprimit, analizën social – economike dhe gjinore (SEAGA), mbështetjen e sipërmarjeve të vogla dhe të mesme dhe shoqatave, menaxhimin e projekteve, etj.
Ka marre pjesë në hartimin e legjislacionit, në botime dhe studime në fushën e blegtorisë. Është pjesë e grupeve të punës për hartimin e projekteve, monitorimin dhe vlerësimin, konsulente, koordinatore dhe trainere për projekte të ndryshme.
Znj. Adelina filloi karieren profesionale në një Kooperativë Bujqësore në rrethin e Elbasanit, më pas punoni në Ndërmarjen e Mbarështimit të Derrave në Tiranë. Në vitet 1987 – 2008 punoi në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit, pranë Departamentit të Statistikave, Departamentin e Prodhimit Blegtoral dhe konsulente për monitorimin dhe vlerësimin e projektit “Kontrollit të Influenzës Aviane dhe Pregatitjet për Kontrollin dhe Pandeminë Humane”, një projekt i përbashket me Bankën Botërore. Punoi pranë Programit Ndërkombetar të Mëshqerave/ Heifer Albania në Shqipëri. Aktualisht, është koordinatore projektesh në Qendrën Blegtoria dhe Zhvillimi Rural
Ram Hoxhaj
Koordinator I Projekteve Qendra Blegtoria dhe Zhvillimi Rural
Zoti Ram Hoxhaj është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare për degën Veterinari.
Zoti Ram Hoxhaj ka eksperiencë pune si mjek veterinar, kryespecialist, përgjegjës sektori në blegtori, inspektor veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Ushqimit në Tropojë, koordinator I shërbimit veterinar, koordinator projektesh për zonën veriore të Shqipërisë, Veteriner në doganën Morinë – Tropojë dhe koordinator I shërbimit veterinar në rrethin e Tropojës , Prefekt në Qarkun e Kukësit, etj.
Ai e filloi karieren profesionale në rrethin e Tropojës në Kooperativën Bujqësore “Kufitari” Tropojë. Zoti Ram vazhdon karieren e tij në Ndërmarrjen Pyjore Bajram Curri, në Ndërmarrjen Bujqësore Fierzë Tropojë, në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Ushqimit Komunat Fierzë e Margegaj Tropojë dhe Drejtorinë e Bujqësisë dhe Ushqimit Tropojë. Gjithashtu, ka punuar pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit Kukës. Ndërsa është angazhuar si koordinator I projekteve për zonën veriore të Shqipërisë pranë Heifer Albania .
Për gati 2 vjet ka ushtruar detyrën e Prefektit në Qarkun e Kukësit. Aktualisht ushtron detyrën e Kordinatorit të Projekteve pranë Qendrës “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural.
Denisa KAPAJ
Financiere
Qendra Blegtoria dhe Zhvillimi Rural (BZHR)
Znj. Denisa Kapaj është diplomuar në degën Ekonomi\ Financë në Universitetin e Tiranës. Me vone, ajo është Certifikuar për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit pranë Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar në Tiranë dhe mban titullin “Auditues i Brendshëm në sektorin Publik” nga Ministria e Financave Shqipëri, Tiranë. Znj. Denisa është trainuar nga TACSO Shqipëri për Përgatitjen e projekt-propozimeve për Grante nga IPA/CSF 2012, dhe për Manaxhimin e suksesshëm të Granteve të financuara nga Bashkimi Europian”.
Nëpërmjet Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë, është trainuar mbi menaxhimin e Projekteve dhe hartimin dhe zbatimin e planeve të biznesit. Ndërsa nga Rrjeti ndërkombëtar IRIS në Ohër, Maqedoni është trainuar mbi menaxhimin eficent dhe shërbime me të mira.
Ajo është trainuar mbi Programin Financiar Financa 5 dhe mbylljen e një Bilanci Kontabël , dhe ndoqi kualifikimin profesional mbi “Fiskalitetin”.
Ajo ju bashkua Qendrës “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural”, si financiere me kohë të pjesëshme pas disa vitesh eksperience në financat e sektorit jo-fitimprurës si shefe finance, në Organizaten “Unioni per Zhvillimin dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri Amaro-Drom” si edhe me financat e sektorit privat.