Jeta e romëve që jetojnë në Shqipëri është shumë e vështirë. Papunësia, mungesa e ushqimit, mungesa e arsimit, gra dhe fëmijë që trafikohen jane në nivele të larta në komunitetin rom.
Gati 2,000 banorë jetojnë në zonat rurale të Grabianit, 20% e tyre i përkasin komunitetit rom. Familjet e këtij komuniteti kanë si pronë ose në përdorim një sipërfaqe të vogël të tokës së kultivuar dhe pak përvojë në bujqësi. Qëllimi i projektit është të ndihmojë komunitetin rom në Grabian të kapërcejnë varfërinë, diskriminimin dhe të integrohen në komunitet.
Objektivat kryesore të projektit janë për rritjen e të ushqyerit dhe të ardhurat e familjeve rome përmes dhurimit të dhive dhe të ofrojnë mundësi për integrim më të mirë të familjeve rome në komunitet.
Projekti siguron për të gjithë fermerët përfitues trajnime, asistencë teknike, pajisje bujqësore për të mbështetur integrimin e këtij komuniteti në shoqëri, për të përmirësuar statusin social dhe të ushqyerit e familjeve.