Ne datat 27 Shtator – 1 Tetor 2018, Shoqata e fermereve te gjedhit Xhersej ne Shqiperi, “Alda – Jersey”, ne bashkepunim me Qendren “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR) dhe Drejtorine Rajonale te Bujqesise Elbasan, ishin mikprites te Forumin Europian te Gjedhit Xhersej (EJF). Me kete rast u organizuan disa aktivitete profesionale dhe turistike neper Shqiperi si dhe takimi vjetor i ketij forumi.
Ne kete veprimtari moren pjese 50 perfaqesues nga Shoqatat e fermereve te gjedhit te races Xhersej nga Danimarka, Gjermania, Zvicra, Anglia, Norvegjia dhe Franca si dhe fermere e specialiste te blegtorise ne Shqiperi.
Keto aktivitete ishin pjese e eventit “Dite te Gjedhit te Races Xhersej ne Qarkun e Elbasanit”. Me kete rast, ne fshatin Dorez te Librazhdit u organizua nje panair i gjedhit Xhersej ku u ekspozuan 40 krere lope e meshqerra .
Mbreselenese u vleresuan vizitat e miqve nga Europa ne familjet e fermereve te fshatit Dorez si dhe ne fermen “Vellezerit Bullari” ne Cerrik , fabriken e qumeshtit “Agri Alb” ne Sukth si dhe fermen e gjedhit “Martini” ne Lezhe.
Forumi Europian i Xherseit (EJF) zhvilloi takimin vjetor ne hotel “Premium” ne Durres ku morren pjese edhe 4 perfaqsues ngaAlda Xhersej Shqiperi.