Doktor BRENDAN MIMNAGH nga VIVA IRELAND dhe Zoti Pat Mullins nga “Bothar” Ireland vizituan Qendrën “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR) nga data 24-27 Shtator 2018.
Qëllimi i vizitës së tyre ishte monitorimi I projekteve të Bothar në Shqipëri, si dhe sqarimi i rregullave të importit të kafshëve nga Irlanda me shërbimin veterinar të Shqipërisë.
Gjatë vizites monitoruese ne Peqin ne kuadrin e projektit: “Mbeshtetje me lope qumeshti te familjeve të varfëra në zonën e Shqipërisë së mesme” dhe takimet në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ata u shoqëruan nga stafi I BZHR-së.
Doktor Brendan Mimnagh dhe Zoti Pat Mullins, përgjegjës për exportin e kafsheve nga Irlanda në vendet e ndryshme, shprehën kënaqësinë e tyre për ecurinë e projekteve në Shqipëri.
Në një ceremoni të organizuar nga BZHR, drejtori ekzekutiv Dr.Fejzo Begaj, I nderoi miqtë nga Irlanda me Çertificate Mirënjohje për kontributin e tyre në Mbështetje të Zhvillimit të Blegtorisë në Shqipëri.