Projekti i parë i HPI në këtë vend u miratua në vitin 2003. Ajo kishte për qëllim përmirësimin e të ushqyerit dhe të ardhurave të familjeve në komunitetet e Frengovës në Strugë, Maqedoni, si dhe forcimin e mirëqenies dhe bashkëpunimit brenda komuniteteve.
Ky projekt kishte për qëllim të:

Përmirësonte statusin e të ushqyerit të familjeve të fermerëve të komunitetit Frengovës duke rritur konsumin e qumështit dhe produkteve të qumështit.

Të rriste të ardhurat e familjeve nëpërmjet marketingut të prodhimeve të qumështit dhe aktiviteteve të tjera në fermë.

Përhapte njohuritë e Filozofisë së Heiferit, të forcojë miqësinë dhe të formojnë një bashkëpunim ndërmjet vendeve në kufi Shqipëri dhe FYROM

Inkurajonte vetë-mbështetjen e fermave të vogëla.