Filloi në shtator të vitit 2003, i mbështetur nga Heifer Holandë, në komunitetin e Poshnjes, rajoni Beratit. Familjet fermere kanë marrë mëshqerra barsa racë pastër Holstein dhe Brown Swiss. Më shumë familje u ndihmuan nga pasimet e viçave, nga komuniteti i fermereve.

Ky projekt është i fokusuar në:
Rritjen e të ardhurave të fermave familjare të rajonit të Beratit nëpërmjet rritjes së prodhimit të qumështit nga fermat e vogëla.

Mbështetjen e përmirësimit të racës duke ruajtur performancën optimale të lopëve të qumështit.

Kontribut në organizimin e komunitetit, zhvillimitn dhe vetë mbështetjen.

Rritja e njohurive të fermerëve në zhvillimin e fermave te vogla familjare të qumështit, duke rritur prodhimin e qumështit, përdorimin e plehut dhe menaxhimin ekologjik