Iniciuar në vitin 2003, kishte për qëllim të ndihmoje familjet e varfra të këtij rajoni dhe nxiste ruajtjen e mjedisit. Komuniteti i fermerëve të Belshit përballej me kushte të vështira, varfërinë dhe degradimin e mjedisit. Niveli i papunësisë dhe ndotja e mjedisit në këtë zonë ishte një nga më të lartat në Shqipëri. Mëshqerra të racave të pastërta u dhuruan për familjet e fermerëve, ndërkohë që shumë familje përfituan nga ky projekt nga sistemi i pasimit të dhuratës.
Projekti ka si objektiva:
Të përmirësojë të ardhurat dhe statusin ushqimor të familjeve të fermerëve;
Të përmirësojë produktivitetin dhe kapacitetin e fermave të vogla;
Të rritsi cilësinë dhe sasinë e qumështit;
Të kontribuojë në zhvillimin e komunitetit dhe vetë-mbështetjen e fermerëve.