Filloi në vitin 2001, si faza e 2-të e projektit APFDP / HPI, me shtrirje në 17 komuna dhe 7 rrethe. Ky projekt ka përmirësuar prodhimin e qumështit dhe të mishit dhe të ardhurat dhe të ushqyerit e fermave familjare. Projekti është i fokusuar edhe në rritjen e rendimentit të foragjereve, kontrollin e erozionit, dhe pasimin e deshve të racave të pastërta për familje të tjera.
Aktivitetet kryesore synojnë:
në dhënien e një dashi Kios të racës së pastër për çdo familje dhe rritja e numrit të familjeve të ndihmuara nëpërmjet pasimit të kafshëve;
në përmirësimin e të ushqyerit të familjeve fermere duke rritur prodhimin e qumështit dhe mishit nga tufat e deleve;
në rritjen e të ardhurave të fermës familjare nga shitja e qumështit të tepërt dhe të mishit në tregjet lokale;
në përmirësimin e mjedisit nëpërmjet përdorimit të plehut organik për plehrim dhe nën-produktet bujqesore si ushqim për kafshët në një përpjekje për të frenuar mbikullotjen/mbishrytezimin e kullotave.
Heifer Albania ka organizuar edhe trajnime të fermerëve në bashkëpunim me shërbimin e ekstensionit blegtoral, Institutin e Kërkimeve Blegtorale dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës. Seancat e trajnimit kanë mbuluar këto tema: Parimet e HPI , menaxhimit të të leshtave, mbareshtimin e të leshtave, shëndetin e kafshëve, ndërtimit të strehimeve, foragjeret dhe menaxhimin e kullotave, marketingu i produkteve, trajnim mbi lidershipin, menaxhimin e fermës, mbajtja e të dhënave, dhe të ushqyerit e njeriut.