Kriza e Kosovës e preku Shqipërinë në mënyrë të konsiderueshme. Më shumë se 450.000 refugjatë nga Kosova u pritën në shtëpitë shqiptare, edhe pse Shqipëria ishte një vend i varfër dhe situata ishte kritike.
Projekti i Emergjencës filloi në vitin 1999 me 4 komunitete fermerësh.
Misioni i Projektit ishte ndihma ndaj familjeve kosovare të cilat u strehuan në shtëpitë e fermerëve shqiptarë.
Qëllimi i këtij projekti ishte:
Të siguronte lopë qumështi dhe inpute bujqësore për familjet fermere për të nxitur mbështetjen e prodhimit të qumështit për njerëzit që pritën kosovaret në Shqipëri;
Të rriste prodhimin e qumështit;
Të rriste konsumin dhe shitjen e qumështit;
Të siguronte trajnime për kujdesin ndaj blegtorisë, prodhimin e perimeve dhe kontrollin e erozionit të tokës;
Të mbështeste vetë-mbështetjen e grupeve të fermerëve.