Mbështetur nga Heifer Holanda dhe Bothar Irlandë, filloi në vitin 1998 me dy shoqatat e fermerëve në 12 komunitete në rrethet e Lushnjës dhe Krujës projekti për Zhvillimin e Integruar të qumështit, Faza II .
Kjo fazë e dytë e këtij projekti vazhdoi mbështetjen për fermerët e varfër në këto komunitete.
Qëllimi i projektit:
Te sigurojë mëshqerra për familjet në nevojë;
Te dyfishojë numrin e përfituesve nëpërmjet filozofisë së pasimit të dhuratave;Përmirësojë prodhimin e qumështit dhe të ushqyerit e familjes;
Te rritë të ardhurat familjare;
Te mbështesë Shoqatat e fermerëve në zhvillimin e komunitetit.