Pas rënies së komunizmit, ekonomia shqiptare pësoi një shkatërim të përgjithshëm, që përfshiu të gjithë vendin në varfëri te rëndë. Një trazire në vitin 1997, provokuar nga rënia e skemave piramidale për t’u bërë të pasur në mërnyrë të shpejtë, përkeqësoi varfërinë dhe stabilitetin. Pothuajse të gjitha depot ushtarake u shpërthyen dhe mbi 500.000 armë u marrën nga popullata.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, me ndihmën e HPI të Shqipërisë, zbatoi një program pilot shkëmbimi për të inkurajuar njerëzit që të dorëzojnë armët në këmbim të mëshqerrave.
Qëllimi ishte që të “këmbehej vdekja nga armët me një jetë më të mirë nga kafshët,” pasi që për çdo dy ose tre armë të dorëzuara, një mëshqerrë barsë i jepej secilit pjesëmarrës.
Projekti i Paqes u zbatua në dy komuniteteve në dy rrethe të Shqipërisë. 162 armë dhe 8000 municionet u mblodhen nga fermerët e varfër, duke iu ofruar atyre dhurimin e mëshqerrave të racës së pastër. Armët ju janë dhënë ushtrisë shqiptare për shkatërrim.
Objektivat e projektit:
Të mbështetë dorëzimin e armëve të popullsisë lokale (në këmbim të mëshqerrave).
Të rritë prodhimin e qumështit dhe të përmirësojë të ardhurat dhe të ushqyerit e fermës familjare.
Të rritë të ardhurat dhe të sigurojë punësim.
Të nxitë paqen në komunitetet.