Fshati Grykë është i vendosur në Shqipërinë perëndimore. Rajoni është i varfër, edhe pse ajo është e vendosur në ultësirën e Myzeqesë e cilësuar si hambar i Shqipërisë. Bujqësia, sidomos blegtoria, është burimi kryesor i të ardhurave. Mungesa e infrastrukturës në zonë e bën jetën dhe bujqësinë të vështirë. Papunësia, emigrimi dhe të ardhurat shumë të ulëta janë problemet kryesore në këtë zonë. Rreth 40% e njerëzve jetojnë nën nivelin zyrtar të varfërisë dhe janë të papunë.

Projekti përmirëson kushtet ekonomike dhe sociale të komunitetit të Grykës, nëpërmjet mbështetjes së fermerëve në zhvillimin e fermave të qumështit.

Me qëllim përmirësimin e të ardhurave familjare dhe krijimin e mundësive për vetëpunësim, projekti mbështeti 30 familje fermere të komunitetit të Grykës me 30 mëshqerra Holshtein të dhuruara nga Bothar Irlandë. Familjet përfituese u mbështeten me trajnime, asistencë teknike dhe inpute bujqësore. Gjithashtu, 30 familje të tjera përfitojnë nga pasimi i dhuratës, duke marrë një mëshqerrë të races srace pastër nga familjet e përfshira fillimisht në projekt.