Pas rënies së regjimit komunist dhe sistemit të bujqesisë kolektive, dhe periudhës së gjatë të tranzicionit, fermerët e komunitetit të Kavajës u përballën me varfërinë, papunësinë dhe probleme sociale. Të ardhurat kryesore për familjet është puna e anëtarëve të familjes që punojnë jashtë vendit, por bujqësia është ende e rëndësishme për komunitetin.
Projekti ka për qëllim përmirësimin e të ushqyerit dhe të ardhurave përmes mbështetjes së fermerëve me mëshqerra Holshtein, trajnime dhe asistencë teknike.
135 mëshqerra Holstein u shpërndanë për familjet e 135 fermerëve, ndërsa 52 familje të reja u mbështeten nëpërmjet filozofisë së pasimit të dhurates.