Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR) – Tiranë, në datën 12 Shtator organizoi në Lushnje një Forum në kuadër të Projektit “Bujqësia – Detyrim dhe Përgjegjësi e Pushtetit Vendor”, i cili ishte pjese e aktiviteteve te projektit i cili u zbatua ne Bashkite Lushnje, Kuçove dhe Belsh me mbështetjen e Programit Lëviz Albania.
Forumi kishte si synim prezantimin dhe ballafaqimin e gjetjeve të:
- Studimit të kryer në Bashkitë Lushnje, Kuçovë dhe Belsh dhe Njësitë Administrative Bubullimë, Kolonjë, Krutje, Perondi, NJAV e Belshit dhe Kajanit, dhe
- Sondazhit të kryer me anëtaret e Shoqatave të fermerëve “Myzeqeja” në Lushnje, “Osumi” në Kuçovë dhe “Dumrea” në Belsh dhe të disa grupeve të interesit mbi transferimin e funksioneve për bujqësinë nga pushteti qëndror në atë vendor si dhe transparencën e informimin mbi vendimet e marra, mbi shërbimet dhe këshillimin bujqësor.
- Diskutimin/dakordesimin mbi gjendjen e mundësive per adresimin e problemeve
Në forum ishin te pranishem përfaqësues nga Bashkitë Lushnje, Kuçovë dhe Belsh, të 6 NJAV-ve, përfaqësues nga shoqatat e fermerëve , grupeve të interesit dhe të ftuar të tjerë. Në forum, përshëndetën Drejtori Ekzekutiv i Qendrës “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural“ Z. Fejzo Begaj, përfaqësuesja e Programit Lëviz Albania, Znj. Oriada Tare, si dhe përfaqësues të Bashkive Lushnje, Kuçovë dhe Belsh.
Aktiviteti u pasqyrua në Radio Televizionin lokal 4 Plus në Lushnje.