Fshati Vice ndodhet rreth 13-15 km nga Tetova, në rajonin malor të Sharrit. Fshati është i banuar nga rreth 150 familje me 1400 banorë . Shumica e njerëzve janë shumë të varfër, por ata përpiqen për të siguruar jetesën përmes bujqësisë dhe blegtorisë. Infrastruktura e fshatit, rrugët dhe komunikimi janë shumë të këqija.
Mungojne mundësitë e punësimit. Ka një shkollë fillore me 220 nxënës. Nuk ka asnjë mjek në fshat, me përjashtim të një mjeku i cili vjen dy herë në javë dhe kryen vizita në shkollën e fshatit.
Projekti synon përmirësimin e të ushqyerit të familjeve fermerë dhe për të rritur të ardhurat familjare të 40 familjeve.
Njëzet mëshqerra u shpërndane në 20 familje në Vice, ndërkohë që 20 familje fermere të reja përfituan nga pasimi i kafshëve. Grupi i fermerëve u mbështet me trainime dhe inpute të ndryshme per bujqësinë, kopshtarinë, etj. Projekti gjithashtu forcoi bashkëpunimin brenda komunitetit e fermerëve.