Fermat e vogla

Takimi mbi Zhvillimin e Fermave te Vogla ne Zonen Fushore te Shqiperise

Ne kuader te projektit “Mbeshtetje per zhvillimin e fermave te vogla te qumeshtit ne zonat  fushore te Shqiperise’,  ne daten 13 Mars 2015, ne zyrat e Qendres ‘Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” u  prezantuan rezultatet e veshgimit te kryer ne zonat e zbatimit te projektit ne rrethet Kavaje, Lushnje, Fier,  Lezhe, Peqin dhe Kucove.

Ky aktivitete zhvillohet ne kuader te Objektivit te trete te projektit, i cili  lidhet me rritjen e  njohurive dhe aftesive praktike te specialisteve dhe fermereve ne zonen e projektit.  Nepermjet tij evidentohen dhe promovohen problemet qe lidhen me teknologjite e reja dhe cilesite e  qumeshtit, me qellim permiresimin e tyre per plotesimin e standarteve ne ferma. Vezhgimi  u shtri ne 85  ferma dhe 620 krere lope dhe meshqera.

Vezhgimi u perqendrua mbi ne numur treguesish si me poshte:

  • Te dhena te pergjithshme per fermen dhe lopet e qumeshtit te races Holshtein.
  • Te dhena per stallat (konstruksioni, ndertimi, menyre e mbajtjes se kafsheve ne stalla, menyra e pirjes se ujit dhe marrjes se ushqimit, gjendja e padoqeve, largesia e stallave ndaj banesave, mjedisi,  etj.)
  • Ambjentet ndihmese (maternitetet, profilaktoret, depozitat e silazhit, depozitat e barit, mjediset e perpunimit te ushqimeve, menaxhimi i plehut dhe urines)
  • Qumeshti, faktoret qe ndikojne ne cilesine dhe menyrat e mbajtjes dhe tregetimit te tij.
  • Sigurimi  dhe traitimi i remontit ne ferma.
  • Sigurimi i ushqimeve dhe te ushqyerit e kafsheve.
  • Mjetet mekanike, agregatet dhe pajisje te tjera ne ferme.
  • Angazhimi i grave dhe i te rinjve ne punet e fermes.

Pjesemarres ne takim ishin stafi i BZHR-se, perfaqesues te Qendres se Transferimit te teknologjive ne Tirane, perfaqesues te grupeve te fermereve te perfshire ne projekt dhe specialiste te blegtorise.

______________________________

Foto Istog

Foto nga vizita ne Qendren “Jeta e Re” Istog

Ne datat 29 dhe 30 Tetor 2014, perfaqesues te Qendres “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR) Shqiperi, vizituan Qendren e grumbullimit dhe perpunimit te qumeshtit “Jeta e Re” Istog, Kosove. Ne  vizite,  Z. Fejzo Begaj Drejtor Ekzekutiv i BZHR-se se bashku me Z. Gori Stefi, Znj Adelina Mehmetaj dhe Z. Rame Hoxha u shoqeruan nga perfaqesuesi i Shoqates “Meshqerra’ Kosove Z. Ilmi Mastori.  Qellimi i vizites ishte shkembimi i pervojes me Qendren “Jeta e Re” Istog, Kosove, e cila dretohet nga Z. Nazmi Hasanaj.

Perfaqesuesit e BZHR-se u priten nga Z. Halil Hysenaj, i cili i   njohu me historikun e krijimit dhe investimet e kryera ne ndermarrje, bashkepunimin me fermeret, punen per kontrollin e cilesise se qumeshtit, pagesen sipas cilesise, kujdesin ndaj fermereve dhe berjen e tyre te interesuar per prodhimin e qumeshtit cilesor, probleme te marketingut, promocionit, etj

Ne detaje u diskutua lidhur me procesin e pranimit te qumeshtit, ftohjes, pasterizimit, homogjenizimit, amballazhimit te qumeshtit te fresket dhe tregetimit te tij. Menyren e kryerjes se analizave per ngarkesen mikrobike, permbajtjen e qelizave somatike, aflatoksinave, antibiotikeve dhe perberjes kimike te qumeshtit per sejcilen ferme, menyren e menaxhimit te qendres, etj.

Gjate vizites  grupi u njoh me sfidat  me te cilat ballafaqohen fermeret dhe prodhuesit  e qumeshtit ne  zone. Qendra tashme ka fermere te trainuar dhe bashkepunues, por ka dhe treg per qumeshtin e saj. Drejtori, Z. Fejzo, falenderoi mikpritesin per informimin dhe duke vleresuar punen e kryer,  uroi suksese te metejshme.

_______________________________

22/10/2014

Grupi i grave te Librazhdit

Grupi i grave te Librazhdit

Qendra “Blegtoria dhe zhvillimi Rural” po zbaton fazen e dyte te projektit ” Rritja e te ardhurave  te grave ne zonen rurale te Librazhdit”.

Projekti mbeshtetet nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine.

 

________________________________

01/10/2014

foto11Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” me mbeshtetjen e Elevages San Frontier – France, zbaton projektin “Mbeshtetje zhvillimit te fermave te dhive alpine ne zonen e Shushices, ne Jug te Shqiperise”.

Periudha e zbatimit: 2014 – 2017

Projekti synon te permiresoje statusin social dhe ekonomik te familjeve fermere ne zonen e projektit, nepermjet zhvillimit dhe permiresimit te performances se fermave qe mbareshtojne dhine e races alpine.