Regjimi i mëparshëm komunist shtetëzoi të gjitha pyjet dhe hoqi disa zona pyjore për të krijuar tokë bujqësore. Nga vitet 1991-1992, fermerët dhe fshatarët protestuan gjatë qeverisjes së tranzicionit me prerjen e pemëve frutore dhe shkatërrimin e pyjeve. Sot, pyjet dhe kullotat janë nën presionin në rritje për nevojat lokale dhe interesat komerciale, janë mbishfrytëzuar për dru zjarri, lëndë drusore, dhe ushqim për kafshët. Grupet e fermerëve konsiderojnë kontrollin e erozionit dhe ndotjes, si shqetësimet e tyre kryesore.
Projekti i Pylltarisë filloi në vitin 2001, u përqendrua në ripyllëzimin përreth fermave, mbjelljen e fidanave, përpunimin e plehut dhe mbjelljen e livadheve. Projekti u zbatua në 7 komunitete në Lezhë, Pogradec, Lushnjë dhe Vlorë, ku fidanë të llojeve të ndryshme të pemëve janë mbjellë.
Symini i Heifer Albania përmes këtij projekti ishte:
Të ndihmojë për të kontrolluar erozionin nëpërmjet mbjelljes së fidanëve , për të rigjeneruar pyjet e shkatërruar;
Të rritë pjellorinë e tokës dhe mbrojtjen e mjedisit duke trajnuar fermerët në përpunimin e plehut të kafshëve për pleh organik;
Të rritë ndërgjegjësimin e fermerëve në lidhje me mbrojtjen e mjedisit dhe ripyllëzimin.