Është projekti i parë i Heifer International i filluar në vitin 1996 në kuadër të USAID-it i financuar nga Programi i Zhvillimit të Pylltarisë Private në Shqipëri (APFDP). Aktivitetet e këtij projekti janë realizuar në 11 fshatra në 6 rrethe ku u zbatua programi APDP.
Grupi i parë i fermerëve u organizua sipas koncepteve të Heifer-it në fshatin Alarup (një fshat i varfër shumë pranë zonës malore të rrethit të Pogradecit). 18 familje të interesuara për menaxhimin e dhive u mbështetën me cjepë për të përmirësuar racën lokale të dhive.
Pasimi i parë i dhuratës në Shqipëri u realizua në vitin 1997, kur 18 familje pasuan keca meshkuj për më shume se 36 familjeve në të njëjtin fshat.