Zbatuesi I Projektit: Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR)
Donatori: Elevages sans Fronter France
Vendi I Zbatimit: Rajoni I Shushicës
Periudha: 2015-2018
Objektivi I përgjithshëm I projektit është të përmirësojë jetesën e fermerëve të vegjël në zonën e projektit nëpërmjet zhvillimit të fermave me dhi Alpine, nëpërmjet përmirësimit të zinxhirit të vlerave të qumështit të dhive, organizimin e fermerëve si edhe përmirësimin e njohurive dhe aftësive të fermerëve.
Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e statusit ekonomik dhe social të 40 familjeve fermere në zonen e projektit nëpërmjet zhvillimit dhe përmirësimit të performancës së fermave me dhi Alpine.
Zhvillimi I fermave të vogla me dhi Alpine do të kontribuojë në reduktimin e varfërisë në këtë rajon, përmirësimin e të ushqyerit dhe të ardhurave të familjeve, furnizimin e tregut lokal me produkte cilësore nga dhitë (qumësht dhe djathë) dhe dhi Alpine të racës së pastër.
Me qëllim që të arrihen objektivat dhe rezultatet, projekti do të sigurojë 100 ftuja/dhi Alpine për 20 familje; 100 pasardhës do të pasohen në 20 familje të tjera fermere respektivisht në vitin e dytë dhe të tretë të projektit.
Projekti do të mbështesë fermerët me pajisje për përpunimin e qumështit në kushtet e fermës për të përmirësuar zinxhirin e vlerave të qumështit (enë për pasterizimin e qumështit, për mbajtjen e qumështit, forma djathi, etj).
Ndërkohë, pjesëmarrësit në projekt do të përmirësojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre nëpërmjet trainimeve, asistencës teknike dhe ekspertizës të siguruar dhe kordinuar nga BZHR.
Fermerët do të mbështeten nga projekti për të organizuar shoqatën lokale te rritesve te dhise Alpine për t’i ndihmuar ata në zgjidhjen e problemeve të tyre.
Për të siguruar qëndrueshmërinë e projektit, komuniteti i fermerëve do të ndihmohet për të zhvilluar fermat me dhi alpine, sipas burimeve të tyre dhe do të krijojë shoqatën e mbareshtimit te dhive në zonë.
Projekti do të mbështetet nga Elevage Sans Frontieres dhe zbatohet nga Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural”, në bashkëpunim me komunitetin e grupeve të fermerëve.