Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR) eshte partnere e programit te studimeve te integruara me praktiken ne bujqesi dhe sigurine ushqimore.
Programi i BE: Erasmus +
Nënprogrami: Bashkëpunimi për Inovacionin dhe Shkëmbimin e praktikave të mira
Masa KA2: Ndërtimi i kapaciteteve në Arsimin e lartë (CBHE)
Mendimi juaj është shumë i rëndësishëm!
Projekti Erasmus plus „Dual Curricula – Study and Work Practice in Agriculture and Food Safety” synon të implementojë, në fushën e bujqësisë dhe ushqimit, modelin e studimeve Bachelor të integruara me praktikën. Për të zhvilluar kurrikulën e studimeve të integruara me praktikën është e domosdoshme të njihen mirë nevojat e tregut të punës në këtë sector, pritshmëritë e punëdhënësve për nivelin e formimit professional të të diplomuarëve në fushën e bujqësisë dhe ushqimit, si dhe për bashkëpunimin e universitetit me fermat/bizneset. Në mënyrë që të studjohen me bazë të gjithë këto aspekti, projekti Erasmus në fjalë zhvillon një Survey, mbështetur edhe në pyetësorë dhe intervista të strukturuara.
Duke cmuar shumë kohën e njërëzve të sipërmarrjes, të institucioneve dhe të studentëve, grupi i punës i projektit është përpjekur të hartoj një pyetësor të qartë dhe të thjesht, i cili kërkon sa më pak për tu plotësuar. Ne do të ishim shumë të kënaqur nëse juve do të kishit kohë dhe mundësi për tu takuar me ne edhe për të plotësuar këtë pyetsorë. Por jemi të vetdijshëm se axhenda juaj është shumë e ngarkuar. Për këtë arsye grupi i projektit ka adaptuar edhe metodën e plotësimit të pyetsorëve online ose përmes emailit.
Ne do tju ishim shumë mirënjohës nëse ju do të gjeni pak kohë për ta plotësuar pyetsorin që po ju dërgojmë, cka do të jetë një kontribut shumë i rëndësishëm për design e kurrikulës që do të formoj brezat e specialistëve të rinj që do të kontribojnë në zhvillimin e bujqësisë dhe ushqimit në Shqipëri dhe Kosovë.
Linku për pyetësorin
Ne ju falenderojmë për këtë kontribut të cmuar.
Mbi projektin
Projekti DualAFS është një projekt në kuadër të programit Erasmus+ të BE në fushën e arsimit të lartë në Shqipëri dhe Kosovë. Ai synon përmirësimin e punësimit të studentëve, të njohurive dhe inovacionit, si dhe të konkurrueshmërisë dhe të ardhurave të bizneseve në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe ushqimit. Në këndvështrimin afatgjatë, qëllimi është të ndihmoj në zhvillimin e zonave rurale dhe atyre më të varfëra të Shqipërisë dhe Kosovës.
Objektivat
Projekti DualAFS zhvillon njohuritë e studentëve dhe përfituesve të tjerë nga sektorët dhe nënsektorët e bujqësisë, blegtorisë dhe cilësisë e sigurisë së produkteve blegtorale. Ai internacionalizon shkollimin e lartë në fushën e bujqësisë, përshpejton inovacionin dhe krijon ura bashkëpunimi midis universitetit dhe partnerëve të tjerë në nivelet e ndryshme të sektorit. Gjithashtu, ky projekt përmirëson hapjen e universitetit drejt ekonomisë dhe tregut të punës, përmes dixhitalizimit dhe kapaciteteve të tjera për formimin e studentëve.
Për të përmbushur këto objektiva, projekti DualAFS:
- zhvillon dy programe të studimeve të ciklit të parë Bachelor të integruara me praktikën si dhe me përdorim të gjërë të metodave e-Learning interaktiv të të mësuarit:
o Programi Dual Bachelor “Zootekni dhe Siguria e produkteve blegtorale” në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT);
o Programi Dual Bachelor “Agrobiznes” në Universitetin “F.S.Noli” Korcë (UNIKO);
- përmirëson orientimin dhe lidhjen e teorisë me botën reale të punës dhe profesionit, përmes integrimit të studimeve me praktikën profesionale në ferma/biznese dhe bashkëpunimit të ngushtë të universitetit me partnerët e tregut të punës të agrobiznesit, blegtorisë dhe sigurisë së ushqimeve shtazore;
- zhvillon kapacitetet e universitetit për “Trajnimin e vazhduar” (Lifelong Learning) për të tretë nga nwnsektorët e lartpwrmendur;
- zhvillon kapacitete për E-learning për studentët dhe për transferimin e njohurive nga universiteti në nënsektorët e blegtorisë, agrobiznesit dhe sigurisë ushqimore.
Grupet përfituese
Studentë
…. nga programet e studimeve Bachelor:
- „Zootekni dhe siguria e produkteve blegtorale“ të Universitetit Bujqësor të Tiranës;
- „Agrobiznes“ të Universitetit të Korcës;
- „Manaxhim i biznesit blegtoral” të Universitetit të Prishtinës;
- „Inxhinieri dhe teknologji ushqimore” të Universitetit të Mitrovicës.
Përmes riorganizimit të këtyre programeve të studimeve, përmirësohet formimi praktik dhe aftësitë praktike të studentëve, si dhe forcohet lidhja midis studimeve universitare dhe nevojave të tregut të punës.
Personeli akademik
Pedagogët e universiteteve do të zhvillojnë mësim të orientuar nga praktika si në
- përmbajtjen e programit, ashtu edhe në
- metodat e mësimdhënies.
Për këtë qëllim, pedagogët e universiteteve, instruktorët e praktikës si dhe personeli ndihmës akademik, do të trajnohen për zhvillimin dhe implementimin e programeve duale si dhe për modernizimin e praktikës profesionale në ferma dhe biznese të bujqësisë, blegtorisë dhe ushqimit.
Fermerët, bizneset e bujqësisë, blegtorisë dhe ushqimit
Grupi i tretë përfitues janë fermat dhe bizneset e bujqësisë, blegtorisë dhe ushqimit.
Për të implementuar programet duale dhe për të modernizuar pjesën e praktikave profesionale të tyre, është e domosdoshme praktika profesionale e studentëve në ferma/biznese.
Fermat dhe bizneset janë partnerë të domosdoshëm në këtë projekt, sepse në to do të realizohet praktika profesionale e studentëve.
Ky projekt krijon edhe një kuadër institucional modern (rregullore, akte administrative, udhëzues, etj) për marrëveshjet dhe kontratat midis universitetit dhe fermave/firmave të bujqësisë, blegtorisë dhe industrisë agroushqimore.
Partnerët e projektit dhe kontaktet
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ekonomi dhe Mjedis Nuertingen-Geislingen, Gjermani
Prof. Dr. Heinrich Schuele
heinrich.schuele@hfwu.de
Universiteti i Shkencave të Aplikuara Savonia, Finlandë
Dr. Ardita Jahja-Hoxha
ardita.hoxha-jahja@savonia.fi
Universiteti Bujqësor i Tiranës, Shqipëri
Prof. Dr. Anila Hoda
ahoda@ubt.edu.al
Universiteti “Fan Noli” Korcë, Shqipëri
Prof. Dr. Gjergji Mero
gmero@unkorce.edu.al
Universiteti i Prishtinës „H. Prishtina”, Kosovë
Prof. Dr. Skender Muji
skender.muji@uni-pr.edu
Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë, Kosovë
Dr. Bahtir Hyseni
bahtir.hyseni@umib.net
Qendra e Blegtorisë dhe Zhvillimit Rural, Tiranë, Shqipëri
Prof. Dr. Gori Stefi
gori.stefi@gmail.com
Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit, Prishtinë, Kosovë
Kujtim Uka
kujtim.uka@rks-gov.net
Shoqata e Prodhuesve të Qumështit, Kosovë
Gente Kadriu
kadriugenta@gmail.com
Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Korcë, Shqipëri
Rolandi Meçaj
rmecaj93@gmail.com
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Tiranë, Shqipëri
Dr. Xhiliola Bixheku
xhiliola.bixheku@ascal.al
Shoqata AGRINET, Korcë, Shqipëri
Tomi Pikuli
tomi_pikuli@yahoo.com
Nucleus Shqipëri
Valbona Paluka
valbona.paluka@nucleus.al
Text & Layout
Bahtir Hyseni, University “Isa Boletini” of Mitrovica
Myqerem Tafaj, Agricultural University of Tirana
Anna Borsuk, University Nuertingen-Geislingen
https://stripo.email/de
© 2020-2024, DualAFS.
Al rights reserved.
Pictures
© Nucleus Albania
© Faculty for Agriculture and Veterinary, University of Prishtina