Projekti “Ruajtja e Biodiversitetit nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit të Komunitetit dhe kapaciteteve në mbarështimin e dhisë autoktone/lokale te “Capore e Dragobise”, ka
Qëllim: Të ruajë biodiversitin nëpërmjet kultivimit të racës autoktone/lokale “Capore e Dragobisë” si një burim alternativ për të rritur të ardhurat për komunitetet lokale.
Rajoni i zbatimit të projektit: Rajoni i Valbonës (Valbonë, Dragobi, Motinë, Këlcyrë, Rragam, Gjelaj, Quku i Dunishës)
Periudha: Prill 2012 – Prill 2014
Në Shqipëri ekotipet lokale të dhive dhe deleve përbëjnë një trashëgimi me vlerë të lartë, e cila duhet të ruhet dhe të përmirësohet më tej. Dhitë autoktone/ lokale në Shqipëri janë ende burimi kryesor i qumështit dhe mishit. Një nga ekotipet e dhive është “Capore e Dragobise”, e cila konsiderohet në rrezik, pasi numri i popullsisë se tyre është shumë i vogël (janë rreth 2000 dhi dhe 250 (cjep) në të gjithë Shqipërinë). Prodhimi i qumështit është 100-120 l/qumësht, dhe fertiliteti është rreth 120%. Kjo dhi, është menaxhuar në pjesën veriore të Shqipërisë për shekuj me radhë, mbahet në ferma të vogla, dhe prodhon kryesisht për konsum familjar. Kërkesat e larta të konsumatorëve për qumësht dhe produktet e qumështit të dhive kanë bërë që mbarështuesit e dhive të fokusohen në mbareshtimin e racave lokale dhe kryqezimet e tyre me dhi të racave të kultivuara.
Ky ekotip, nëpërmjet programeve të mira të mbarështimit e përmirësimeve gjenetike, ka mundësi për t’u bërë konkurruese në treg në nivel rajonal dhe kombëtar, ruan biodiversitetin, diversifikimin e të ardhurave të familjeve, mbështet agro-turizmin, siguron mundësitë e punësimit, rit të ardhurat për fermerët dhe përmirësimin e kushteve të jetesës dhe cilësinë e jetës rurale, etj.
Në këtë kuadër BZHR ka implmentuar projektin me Objektiv të përgjithshem: Studimi i performancës morfologjike të racës “Capore e Dragobisë”, ruajtja dhe përmirësimi i prodhimtarisë së kësaj kafshe në kushtet e fermës, stimulimi i ekonomisë rurale në rajon për të siguruar menaxhim të qëndrueshëm të burimeve natyrore.