Zbatues I Projektit: Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR)
Donator: Bothar Irelands
Vendi I Zbatimit: Rajoni i Kucoves
Periudha: 2016-2018
Projekti synon të përmirësoje jetesën e fëmijeve jetimë dhe të krijojë mundesitë për edukimin e tyre nëpërmjet mbështetjes së familjeve të tyre që të rrisin të ardhurat.

Projekti do të mbështesë 40 familje fermere të varfëra të cilat rrisin fëmijë jetimë për të zhvilluar ferma familjare me gjedhë dhe dhi.
Në kuadër të këtij projekti 40 familje fermere do të përfitojnë lopë Holshtein dhe dhi qumështi. Gjithashtu,familjet do të mbështeten me inpute bujqësore, trainime dhe asistencë teknike.

Ndërkohe, pjesëmarrësit në project do të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe njohuritë mbi prodhimin e gjedhit dhe të dhive (qumësht dhe mish/keca) nëpërmjet trainimeve dhe asistencës teknike të siguruara nga Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural”.
Për të siguruar qëndrueshmërinë e projektit, komuniteti I fermerëve do të asistohet të zhvillojë fermat në përputhje me burimet e tyre dhe të fuqizojë grupet e fermerëve.
Projekti  mbështetet nga Bothar Ireland dhe do të zbatohet nga Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (ish Heifer Albania) në bashkëpunim me Shoqatën e Fermerëve.