Z. Fejzo Begaj, Drejtor Ekzekutiv I Qendërs “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR), realizoi një vizitë në Irlandë nga data 27 Prill deri në 1 Maj 2015.

Qëllimi I vizitës ishte institucionalizimi I bashkëpunimit të mëtejshëm midis partnerit tonë Bothar-Irelandë dhe Qendërs “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural”. Takimi u realizua në prani të Drejtorit Ekzekutiv (CEO) Z. Dave Moloney, Kryetarit të Bordit dhe themelues i Fondacionit Bothar Z.Peter Ireton dhe stafit të zyrës.

Në përfundim u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit nëpërmjet nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi për një periudhë 5-vjecare midis Bothar-Ireland dhe BZHR.