Ne kuader te Projektit “Mbeshtetje per zhvillimin e fermave te vogla te qumeshtit ne zonat fushore te Shqiperise”, ne  Qendren “ Blegtoria dhe Zhvillimi Rural”, u prezantuan rezultatet e vezhgimit te kryer ne zonat e zbatimit te projektit ne rrethet Kavaje, Lushnje, Fier, (Suk Strume e Topoje), Lezhe, Peqin dhe Kuçove.

Ky aktivitet u zhvillua ne kuader te objektivit te trete te projektit, i cili ka te beje me rritjen e njohurive dhe aftesive praktike te specialisteve dhe fermereve ne zonen e projektit. Nepermjet tij u evidentuan dhe promovuan probleme qe lidhen me teknollogjite e reja dhe cilesine e qumeshtit, me qellim permiresimin e tyre per plotesimin e standarteve ne ferma. Vezhgimi perfshiu 85 ferma dhe 620 krere lope dhe meshqera te races Holshtein.

Vezhgimi u perqendrua mbi treguesit e me poshtem:

–          Te dhena te pergjithshme per fermen dhe lopet e qumeshtit te races Holshtein ne 85 ferma te perzgjedhura ne kuader te projektit.

–          Te dhena per stallat (konstruksioni, ndertimi, menyra e mbajtjes se kafsheve ne stalle, menyra e pirjes se ujit dhe marrjes se ushqimit, gjendja e padoqeve, largesia ndaj banesat, mjedisi, etj.)

–          Ambjentet ndihmese (maternitetet, profilaktoret, depozitat e silazhit, depozitat e barit, mjediset e perpunimit te ushqimeve, menaxhimi i plehut, menaxhimi i urines)

–          Qumeshti, faktoret qe ndikojne ne cilesine dhe menyrat e mbajtjes e tregetimit te tij.

–          Sigurimi dhe trajtimi i remontit ne ferma.

–          Sigurimi i ushqimeve dhe te ushqyerit e kafsheve.

–          Mjetet mekanike, agregatet dhe pajisje te tjera ne ferme.

–          Angazhimi i grave dhe i te rinjve ne punet e fermes.

Pjesemarres ne takim ishin stafi i BZHR-se, perfaqesues te Qendres se Transferimit te Teknologjive ne Tirane, perfaqesues te grupeve te fermereve te perfshire ne projekt dhe specialiste te blegtorise.