Ne daten 20 Mars, ne ambjentet e Hotel Mondial ne Tirane, u mbajt Takimi vjetor i Rrjetit Kunder Varferise ne Shqiperi. Ne takim morren pjese 11 organizata, midis te cilave¬† edhe perfaqesues te Qendres “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural”, ish Heifer Albania e cila eshte nismetarja e krijimit te ketij Rrjeti. Takimi u moderua nga Dorkas Albania e cila per gjate 4 viteve drejtoi aktivitetet e Rrjetit. Z. Ilia Dishnica mbajti fjalen e hapjes dhe me pas u prezantua puna e kryer nga rrjeti. Diskutimet, shembujt e bashkepunimit, eksperiencat pozitive te organizatave ne luften ndaj varferise, pasuan takimin. Z. Fejzo Begaj pershendeti dhe vleresoi punen e kryer nga Rrjeti nen drejtimin e Dorkas Albania. Takimi u mbyll me zgjedhjen e organizates se re (Diakonia Agapes) koordinuese te Rrejtit¬† per 4 vitet e ardhme.