Financuar nga: Fondacioni  Shoqeria e Hapur per Shqiperine (OSFA)

Implementuar nga: Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR) – Shqiperi

Periudha: 2015

Projekti “ Mbeshtetje per grupin e grave fermere ne nevoje e te pafavorizuara ne zonen rurale te Kurbinit“  u zhvillua ne komunen Fushe-Kuqe – Kurbin. Projekti kishte qellim  fuqizimin ekonomik, permiresimin e statusit social të grave rurale ne Fushe Kuqe Kurbin dhe shmangien e viktimizimit te saj ne familje nepermjet perfshirjes/vete-punesimit te tyre ne aktivitetet blegtorale te fermes dhe marketimit te produkteve lokale.

Grupi kryesor perfitues i ketij projekti jane grate fermere. Ato jane gra ne nevoje qe jetojne ne kushte te veshtira social ekonomike dhe shpesh viktima te dhunes ne familje. Ato sigurojne ushqimin per nevojat e familjes dhe shpesh behen viktima te varferise ekonomike, kulturore dhe mentalitetit te zones. Duke u (vete)punesuar ne ferme dhe dale ne treg ato do te ndihen te dobishme dhe do sigurojne te ardhura per familjen.

Nepermjet ketij projekti u arrit qe:

Grate fermere te permiresojne statusin social dhe ekonomik ne familje duke u angazhuar me blegtorine ne ferme dhe tregtimin e produkteve blegtorale .

Ato kthyen vëmendjen ndaj higjienës, sigurisë, tregetimit te produkteve sipas kerkesave te klienteve dhe standardeve te duhura.

Gjithashtu, perfshirja e grave fermere ne aktivitete ekonomike do te sherbeje si model i suksesshëm edhe per grupe te tjera grash ne kushte te veshtira social ekonomike dhe shpesh viktima te dhunes ne familje.

Projekti u mbehstet financiarisht nga Shoqeria e Hapur per Shqiperine (OSFA)