Takim Konsultativ Per “Shoqërite e Bashkëpunimit Bujqësor në Shqipëri”
Ne daten 28 Janar 2015, ne Ministrine e Bujqesise, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujrave (MBZHRAU), u organizua Takimi Konsultativ per te diskutuar mbi disa ndryshime dhe shtesa ne LIGJIN Nr. 38 datë 05.04.2012 “PËR SHOQËRITË E BASHKËPUNIMIT BUJQËSOR”.
Takimi u organizua nga Ministria e Bujqesise, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujrave Sektori i Ekstensionit dhe Informacionit Bujqesor drejtuar nga Znj. Lauresha Grezda drejtore e Drejtorise se Prodhimit Bujqesor dhe Politikat Tregetare, ne bashkepunim dhe mbeshtetje nga Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR) me Drejtor Ekzekutiv Z. Fejzo Begaj.
Në këtë takim, merrte pjesë Ministri Edmond Panariti dhe përfaqësues të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, fermerë dhe ekspertë të fushës.
Qellimi I takimit ishte amendimi i neneve të veçanta të ligjit nr. 38 datë 5.04.2012 “PËR SHOQËRITË E BASHKËPUNIMIT BUJQËSOR”.
Disa konsiderata dhe sugjerime në lidhje me Ligjin 38/2012 “Për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor”, u referuan nga Z. Festim Shytaj. Zoterinjte Harun Zeqiri dhe Gezim Xhixha pergatiten dhe prezantuan disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin Nr. 38, dt. 05.04.2012 “Per Shoqerite e Bashkepunimit Bujqesor” .
Ne takim drejtues te disa SHBB-ve sollen eksperienca mbi funksionimin dhe aktivitetin e Shoqerive te tyre, etj.