Doktor BRENDAN MIMNAGH nga VIVA IRELAND  dhe Zoti Pat Mullins nga “Bothar” Ireland vizituan Qendrën “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR) nga data 24-27 Shtator 2018.

Qëllimi i vizitës së tyre ishte monitorimi I projekteve të Bothar në Shqipëri, si dhe sqarimi i rregullave të importit të kafshëve nga Irlanda me shërbimin veterinar të  Shqipërisë.

Gjatë vizites monitoruese ne  Peqin ne kuadrin e projektit: “Mbeshtetje me lope qumeshti te familjeve të varfëra në zonën e Shqipërisë së mesme” dhe takimet në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ata u shoqëruan nga stafi I BZHR-së.

Doktor Brendan Mimnagh dhe Zoti Pat Mullins, përgjegjës për exportin e kafsheve nga Irlanda në vendet e ndryshme, shprehën kënaqësinë e tyre për ecurinë e projekteve në Shqipëri.

Në një ceremoni të organizuar nga BZHR, drejtori ekzekutiv Dr.Fejzo Begaj, I nderoi miqtë nga Irlanda me Çertificate Mirënjohje për kontributin e tyre në Mbështetje të Zhvillimit të Blegtorisë në Shqipëri.

IMG_8938 (2) IMG_8935 (2) IMG_1836 IMG_1832 IMG_1830