Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR) – Tiranë, në datën 12 Shtator organizoi  në Lushnje një Forum në kuadër të Projektit “Bujqësia – Detyrim dhe Përgjegjësi e Pushtetit Vendor”.  Forumi ishte pjese e aktiviteteve te projektit  i cili po zbatohet  ne Bashkite Lushnje, Kuçove dhe Belsh me mbështetjen e Programit Lëviz Albania. Forumi kishte si synim prezantimin dhe ballafaqimin e  gjetjeve të Studimit të kryer gjatë 3 muajve në Bashkitë Lushnje, Kuçovë dhe Belsh dhe Njësitë Administrative Bubullimë, Kolonjë, Krutje, Perondi, NJAV e  Belshit dhe  Kajanit, si dhe  të një Sondazhi të kryer me anëtaret e  Shoqatave të fermerëve “Myzeqeja” në Lushnje, “Osumi” në Kuçovë dhe “Dumrea” në Belsh dhe të disa grupeve të interesit mbi  transferimin e funksioneve për bujqësinë nga pushteti qëndror në atë vendor si dhe transparencën e informimin mbi vendimet e marra, mbi shërbimet dhe këshillimin bujqësor. Në forum morrën pjesë përfaqësues nga Bashkitë Lushnje, Kuçovë dhe Belsh, të 6 NJAV-ve, përfaqësues nga shoqatat e fermerëve , grupeve  të interesit dhe të ftuar të tjerë. Në forum, përshëndetën Drejtori Ekzekutiv i Qendrës “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural“ Z. Fejzo Begaj,  përfaqësuesja e Programit  Lëviz Albania, Znj. Oriada Tare, si dhe përfaqësues të Bashkive Lushnje, Kuçovë dhe Belsh. Të pranishmit diskutuan  mbi gjendjen si dhe për  mundësitë e adresimit të problemeve, etj. Aktiviteti u pasqyrua  në Radio Televizionin lokal 4 Plus në Lushnje.