Pas rënies së regjimit komunist dhe sistemit te fermave kolektive, fermerët e komunitetit të Shalsit u përballën me kushte të vështira, papunësinë dhe probleme sociale. Komuniteti rural i Elbasanit, i njohur si qendra e madhe e fabrikës së çelikut në të kaluarën, vuan nga papunësia dhe ndotja e mjedisit. Shumica e familjeve jetojnë me 2 $ për person në ditë. Papunësia, emigrimi dhe të ardhurat shumë të ulëta janë problemet kryesore sociale në zonë.

Qëllimet e këtij projekti janë të mbështein familjet fermere të varfëra për të rritur të ardhurat e tyre nga shitja e mishit dhe produkteve të qumështit, për të rritur numrin e mëshqerrave të races së pastër në komunitet dhe për të përmirësuar aftësitë e fermerëve në mbareshtimin e blegtorisë dhe menaxhimin e fermës.

Projekti mbështeti 32 ​​familje me një mëshqerrë barse Holshtein dhuruar nga Bothar Irlandë. Filozofia e pasimit te dhurates  dyfishoi numrin e familjeve përfituese. Familjet fermere të përfshira në projekt u mbështeten me trajnime, asistencë teknike dhe inpute bujqësore.