Projekti përmirëson kushtet ekonomike të komunitetit të fermereve të Kalushit në rajonin e Kavajës. Rajoni është i varfër, edhe pse ajo është e vendosur në tokën më të mirë të kultivuar në Shqipëri. Ky projekt mbështet 40 familje fermerësh të Kalushit, duke siguruar një mëshqerrë Holstein për çdo familje. Familjet përfituese janë mbështetur me trajnime, asistencë teknike dhe inpute bujqësore. Filozofia e pasimit të dhuratës rrit numrin e familjeve përfituese me 40 familje të reja të fermerëve, ndërsa projekti kontribuon dhe me trajnime dhe asistencë teknike për zhvillimin e fermave të vogëla të qumështit.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i kushteve sociale dhe ekonomike të komunitetit të fermerëve të Kalushit.

Zbatimi i projektit u fokusua në rritjen e të ardhurave me anë të shitjes së produkteve të qumështit dhe mishit, përmirësimin e racës dhe rritjes së numrit të mëshqerrave race pastër në komunitet.