Tropoja ndodhet në veri të Shqipërisë. Klima e ashpër dhe peizazhi malor, mungesa e infrastrukturës, e rrugëve dhe investimeve dhe institucioneve të shtetit e bën jetën në zonë shumë te vështirë. Njerëzit që jetojnë në zonat rurale janë shumë të varfër.

Qëllimi i projektit është të përmirësojë standardin e jetesës së familjeve fermere të komunitetit të Tropojës nëpërmjet rritjes së konsumit të qumështit, rritjes së të ardhurave nga ferma dhe rritjes së njohurive të fermerëve mbi mbarështimin e gjedhit dhe të ushqyerit.

25 mëshqerra Xhersi u dhuruan familjeve të fermerëve, përmes mbështetjes së Heifer Holandë, ndërsa 13 familje të tjera përfituan nga pasimi i dhuratës. Heifer Albania mbështet komunitetin me trajnime dhe asistencë teknike.