Projekti i zhvillimit të integruar të qumështit, i financuar nga Heifer Holandë, ka mbështetur aktivitete blegtorale në komunitetet e Lushnjës, Beratit dhe Fierit. 231 mëshqerra origjinale Holshtein dhe Brown Swiss ju janë dhuruar familjeve të fermerëve, ndërsa 160 mëshqerra nga pasimet e dhuratave ju janë dhuruar familjeve të reja nga komuniteti i fermereve.

Ky projekt i ri (IDDP Faza IV) mbështet aktivitetet e projekteve aktive në Shqipëri.

Projekti fokusohet në mbështetjen dhe krijimin e grupeve te farmereve të reja të suksesshme dhe shoqatave të fermerëve, zgjerimin e ngritjes së kapaciteteve të shoqatave të fermerëve ekzistuese dhe rritjes se aftësive teknike dhe menaxhuese të fermerëve. Projekti ofron trajnime, edukim dhe asistencë teknike për anëtarët e shoqatës të përfshirë në mbareshtimin e blegtorisë dhe të shërbimit këshillimor.

Objektivat e përgjithshme të projektit janë:
– Të mbështesë shoqatat dhe grupet e fermerëve për të krijuar kapacitetet dhe të bëhen të pavarur dhe të aftë për të menaxhuar vetë projektet.
– Të rrisë aftësitë teknike dhe menaxhuese të familjeve të fermerëve të përfshirë në projekt.
– Të rrisë qëndrueshmërinë e fermave të vogëla duke përdorur teknologji të përparuar, per të patur kushte më të mira në ferma dhe arritjen e produktivitet më të lartë nga lopët.