Zbatuesi I Projektit: Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR)
Zona e Projektit: 8 fshatra në rajonin e Myzeqesë
Periudha: 2015-2017

Ky project do të zbatohet në 8 fshatra të zonës së Myzeqesë, në pjesën perëndimore të Shqipërisë.
Ai synon të përmirësojë gjendjen sociale dhe ekonomike të familjeve fermere të varfra në zonën e projektit nëpërmjet zhvillimit të fermave familjare me gjedhe dhe dhi.

Në kuadër të këtij projekti 50 mështjera të cilësisë së lartë si dhe 120 krerë dhi/ftuja u dhuruan nga Bothar Ireland për 70 familje në nevojë.
Projekti ndihmoi komunitetin e fermerëve të prodhojë më shumë qumësht për fermë, të përmirësojë cilësinë, marketimin e qumështit  dhe marketimin e mështjerave dhe dhive të gjalla. Si rezultat fermerët siguruan më shumë ushqim dhe të ardhura për familje.

Pjesëmarrësit në project përmirësuan aftësitë dhe njohuritë mbi prodhimin e gjedheve dhe dhive nëpërmjet trainimeve dhe asistencës teknike të siguruara nga BZHR.

Ky project kontribuoi në përmirësimin gjenetik të tufave të gjedhëve dhe dhive në Shqipëri.

Projekti umbështet nga Bothar Ireland dhe u zbatua nga Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (ish Heifer Albania) në bashkëpunim me grupet e komunitetit të fermerëve.