Zbatuesi I Projektit: Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR)
Donatori: Elevages sans Fronter France
Vendi I Zbatimit: Rajoni I Vlorës në Jug të Shqipërisë
Periudha: 2013-2016

Objektivi i projektit është të përmirësojë gjendjen ekonomike të 75 familjeve në zonën e projektit përmes rritjes së numrit të dhive për fermë, përmirësimin e races se dhive lokale, menaxhimin e fermës dhe përmirësimin e përpunimit të qumështit dhe marketingun e produkteve të dhive.

Në kuadër të këtij projekti 240 ftuja/dhi alpine dhe 20 cjepe, ju dhuruan 75 familjeve te varfra. Kecat meshkuj u përdoren për të përmirësuar 1500 krere dhi lokale në zonën e projektit.

Projekti i mbështeti pjesëmarrësit me  trajnime, asistencë teknike dhe veterinare, medikamente, vaksina si dhe pajisje mjelëse dhe përpunimi te qumeshtit.

Gjithashtu, permes projektit u krijua një bërthamë gjenetike të dhive alpine për nevojat e rajonit jugor të Shqipërisë, i njohur si rajoni tradicional për mbarështimin e dhise dhe si zonë turistike.

Projekti u mbështetet nga Elevage Sans Frontieres dhe zbatohet nga BZHR në Shqipëri në bashkëpunim me komunitetin e grupit të fermerëve.